Pandemia nuk tremb mërgimtarët e Gjermanisë

Shpërndaje

Qytetarët nga Gjermania që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Kosovë prijnë për nga numri i të prekurve me korovavirus. Mbi 1 mijë është numri i të kthyerve nga Kosova që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 në Gjermani.

Të vetëdijshëm për gjendjen alarmante me pandeminë në Kosovë, shumë qytetarë të Kosovës, shtetas të Gjermanisë, megjithatë kanë vendosur të kalojnë pushimet në vendlindje.

Thonë se rreziku për t’u prekur nga Covid-19 është në çdo vend të botës jo vetëm në Kosovë. Ndërsa shumica prej tyre tashmë kanë përfunduar pushimet dhe po kthehen në Gjermani.

Teksa jemi afër fundit të sezonit veror, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konkretisht në Merdare vërehet numër i madh i qytetarëve që kanë kaluar pushimet në Kosovë e po kthehen në shtëpitë e tyre.

Mbetet të shihet nëse do të rritet edhe më tej numri i të prekurve me Covid-19 të kthyer nga Kosova.