Pendarovski do t’ia dorëzojë mandatin Zaevit për qeveri të re në mesditë në vilën Vodno

Shpërndaje

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re drejtuesit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Dorëzimi është planifikuar për në ora 12 në mesditë në vilën Vodno.

“Zoran Zaev në emër të koalicionit ‘Mundemi’ i cili e ka fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend, e informoi presidentin Pendarovski për negociatat me më shumë parti për ta siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për zgjedhje të qeverisë”, kumtoi dje kabineti i Pendarovskit.

Më parë gjatë ditës, LSDM konfirmoi se “po bëhen bisedime serioze për të formuar shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe koalicion qeverisës me një mandat të plotë katër vjeçar dhe të qëndrueshëm”.

“Zoran Zaev do të jetë mandatari për përbërjen e qeverisë së re që do ta udhëheqë vendin përpara në katër vitet e ardhshme. Qytetarët e zgjodhën konceptin që e çon vendin përpara, koncept që u kthen paratë qytetarëve dhe me të drejtën e tyre të votës konfirmuan se ata duan të vazhdojnë në atë rrugë drejt ndërtimit të një ekonomie të re zhvillimi që krijon vende të reja pune dhe krijon një shans për të gjithë. Ne kemi treguar se edhe gjatë krizës më të madhe botërore kujdesemi për të gjithë qytetarët përmes masave anti-krizë në mënyrë që t’i ruajmë vendet e punës dhe t’i mbajmë gjallë bizneset, në vend që të vendosim çelës në derë”, theksoi LSDM.

Informacioni i fundit nga VMRO-DPMNE për negociatat për shumicë parlamentare, që e transmetoi dje zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski pasi kabineti i Pendarovski kumtoi se do t’ia besojë mandatin Zaevit, “ishte se nuk ka informacion të ri rreth bisedimeve për formimin e qeverisë”.

“Ta lëmë çfarë do të ndodhë dhe si do të zhvillohet kursi i negociatave në ditët në vijim dhe ne do të kumtojmë në mënyrë shtesë”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Kushtetutës pas dhënies së mandatit, mandatari duhet të paraqesë program në Kuvend brenda 20 ditëve dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Pastaj Qeveria me propozimin e mandatarit dhe bazuar në programin, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve.