Pendarovski: Mickoski do të më trokiste i pari në derë nëse Zaev e kthen mandatin (Video)

Shpërndaje

Edhe pse Mickoski ka paralajmëruar ngrirje të raporteve me presidentin, jam i sigurt se nëse Zaevi nuk e siguron shumicën, Mickoski i pari do ta kërkojë mandatin nga unë, edhe përkundër raporteve të ngrira. Kështu deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili theksoi se megjithatë ky është vendim i partisë dhe në një shoqëri demokratike mund të bëjë çfarë të dojë.

Pendarovski sqaroi se nuk mund ta mbajë mandatin më sirtar, dhe pavarësisht faktit që ai nuk ka siguruar shumicën prej 61 deputetësh ia ka dorëzuar Zaevit pasi që duhet patjetër të respektohet afati i paraparë prej 10 ditësh, si dhe se Zaev ka qenë i vetmi që e ka njoftuar se është në rrugë për të siguruar shumicën.

Stevo Pendarovski, President i shtetit: “Më së shumti pyetje kishte në çfarë mënyre më ka bindur ai se ka shumicës. Deri në këtë moment asnjëra parti politike nuk ka 61 deputetë, por Zaevi është paraqitur dje dhe më ka thënë se në bisedimet me partitë ai është në rrugë të mirë që të sigurojë shumicën. Deri tani asnjë parti nuk është paraqitur, ndërsa mua më rrjedhin afatet.

Nuk mund ta marr mandatin dhe ta ruaj në sirtar, jam i obliguar që ta jap mandatin. Nuk kam qëllim mandatin ta dërgoj në shtëpi dhe të mos ketë institucione që do të formohen.”

Pendarovski duke folur për takimin me deputetët Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska, theksoi se po ashtu është diskutuar se përse Pendarovski nuk ka kërkuar garanci, për të cilën Pendarovski tha se asnjë president që nga Kire Gligorovi nuk ka kërkuar numra amë dhe deklarata të notarizuara. Ai e potencoi vetëm ish presidentin Gjorge Ivanov, për të cilin tha se nga Zaev ka kërkuar garanca gjatë dhënies së mandatit.

Stevo Pendarovski, President i shtetit: “Bindja ime është se njerëzve duhet t’u besohet në fjalë, pasi ata kanë përgjegjësi. Nëse Zaev për 20 ditë nuk formohet Qeveri do ta kthejë mandatin. Në ditën e votimit në Kuvend vërtetohet nëse ka ose jo shumicë, ajo nuk mund të jetë e fshehtë.”

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse asnjëra parti nuk arrin të formojë shumicën nevojshme dhe nëse do të shkohet në zgjedhje të reja, Pendarovski nënvizoi se zgjedhjet e reja mund të shpallen vetëm nëse mblidhen 61 nënshkrime të deputetëve për shpërbërje të Kuvendit, në të kundërtën me këtë situatë ku ka qeveri teknike do të shkohet deri në formimin e Qeverisë./shenja