Pendarovski nesër do t’ia japë mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë

Shpërndaje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër në ora 11:30 do t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër – 13 gusht, do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së dhe deputetit”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.

Shefi i shtetit ka njohuri për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve për formimin e shumicës të cilat ende nuk janë finalizuar me marrëveshje.

“Zoran Zaev, në emrin e koalicionit “Mundemi”, e cila ka fituar më së shumti mandate të deputetëve në Kuvend, e ka informuar presidentin, Pendarovski për bisedimet me partitë për sigurimin e shumicës së domosdoshme për zgjedhje të qeverisë”, thuhet në kumtesë.