Për Janushevin Zaevi është kryeministër top-shop, Zaev: Kemi opozitë Dormeo

Shpërndaje

Me kritika të ndërsjella në relacionin pushtet opozitë filloi dita e dytë e debatit kuvendor për zgjedhjen e Qeverisë së re, të mandatarit Zoran Zaev, por edhe me përpjekjen e spikerit të Kuvendit Talat Xhaferi që ta ngritë nivelin e diskutimit mes të zgjedhurve të popullit në kritikat e ndërsjella.

Igor Janushev nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij me kritika për përbërjen e propozuar qeveritare, mandatarin e të cilës e quajti kryeministër top-shop.

Tha se edhe krahas falimentimit të Bankës Eurostandard, Zaevi premton politika ekonomike të qëndrueshme.

“Për tre vjet me radhë, ne dëgjojmë se si premton vit ekonomik, premtoi edhe rrugë, unë mendoj se nuk do të ketë asnjë hapësirë të gjelbër pas mandatit të mandatarit top-shop. Dhe të gjitha këto ai thotë se do t’i bëjnë me kuadër të dëshmuar profesionistë dhe të ndershëm. Dhe që prej ditës së djeshme kam qenë prezent këtu, kërkoj dhe kthehem të shoh të ndershmit, profesionistët, të dëshmuarit por nuk ka asnjë të tillë. Këtu është Shekerinska sinonim i një politikani kalimtar të pasuksesshëm dhe të paaftë, e cila në CV-në e saj ka afera, biznes me bonbone, shitje të EMV, afera me apartamente”, tha Janushevi, i cili më pas kritikoi Ljupço Nikollovskin, të cilin e quajti “njeriu që shpiku korrupsioni në bujqësi “, dhe tani do të jetë zëvendëskryeministri për Luftimin e Korrupsionit. Ai kritikoi gjithashtu anëtarët e tjerë të qeverisë së propozuar.

Zaevi ia ktheu se me këto mendime e kanë shumë të rëndë faktin se edhe katër vjet do të jenë në opozitë.

“Nuk ka qeveri top-shop por ka opozitë Dormeo sepse ju flinit derisa zgjidheshin të gjitha çështjet e rëndësishme në shtet, nuk keni qëndrim. Nuk kishit as pak guxim kur duhej pa dallim të karrierës dhe perspektivave politike të silleshin vendime për shtetin. Është i madh frustrimi dhe kompleksi e di se kjo dhemb. Nuk ka më NQP dhe para, nuk është më Orce Kamçevi që t’iu japë para, nuk do t’i shkelni ligjet, po vjen koha kur me miq rreth nesh, si anëtare e NATO-s përmes kapitujve dhe bisedimeve hapim perspektiva serioze ekonomike për popullin tonë”, u përgjigj Zaevi.

Për këtë reaguan në mënyrë procedurale edhe nga pushteti edhe nga opozita, ndërsa spikeri Xhaferi i luti që ta ngrenë nivelin e komunikimit të ndërsjellë, të flasin me respekt ndaj njëri-tjetrit dhe të mos godasin tavolinat në sallë.