Për rastin e “27 prillit” do të dëshmojnë 15 deputetë, gjykimi vazhdon më 4 shtator

Shpërndaje

Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend vazhdon më 4 shtator me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, pasi seanca e sotme përfundoi me prezantimin e dëshmive materiale.

Më 4 shtator duhet të dëgjohen 15 deputetë, përfshirë Trajço Dimkov, Ivan Stoilkoviç, Ljupço Dimkovski, Ljiljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Blagoja Despotovski dhe të tjerë.

Me propozimin e ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, në seancën e sotme u paraqit video-incizim i vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, më 27 prill të vitit 2017.

Së pari, u publikua pjesa e paraqitjes së Zoran Zaev nga foltorja parlamentare, në të cilën ai bëri thirrje që të mos shkelet rregullat e procedurës dhe të përfundoj zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit.

Me këtë, Veljanovski tha se kjo tregon se në sms mesazhin e dërguar, ai përcjell vetëm pjesë të paraqitjes së Zaev në të cilën thotë se ata do të zgjedhin kryetar të Kuvendit edhe në korridor, madje edhe në ASHAMV.

Veljanovski, atëherë kërkoi që të lëshohen pjesë të paraqitjeve të deputetëve Damjan Mançevski, Maksim Dimitrievski, Oliver Spasovski, Ilija Dimovski, Pançe Minov … nga i cili tha se mund të shihet se vonesa tremujore në zgjedhje nuk është faji i tij, por i grupeve parlamentare.

Në fund, u lëshua pjesa pas pauzës së dhënë në ora 17:11 dhe vazhdimin e seancës në ora 17:24.

Pas paraqitjes procedurale të Oliver Spasovskit dhe Ilija Dimovskit, Kërsto Mukoski del në foltore dhe këndon himnin e Maqedonisë, ndërsa në video shihet se si ngrihen të gjithë deputetët dhe në fund ai merr duartrokitje të fuqishme. Atëherë deputetët nga LSDM-ja bërtasin “votim” dhe nga VMRO-DPMNE-ja brohoritin “zgjedhje” dhe “Maqedoni”.

Valjanoski theksoi pas kësaj shihet se ai nuk ia jep menjëherë fjalën Zeqirija Ibrahimit, siç thuhet nga prokuroria, por që janë tre deputetë që marrin proceduralisht pas Mukoskit dhe më pas deputeti Zeqirija Ibrahimi merr të drejtën të flasë dhe këndojë himnin në shqip.

Videoja tregon se atëherë Veljanoski, ndërpret seancën në orën 18:01 dhe thotë se vazhdon të nesërmen në orën 11:00.

“Nga kjo shihet se asgjë nuk është bërë në kundërshtim me rregulloren. Se asgjë nuk është ndryshe tani që ka kaluar tashmë një muaj”, tha Veljanoski.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe udhëhiqet nga gjykatësi Ilija Tërpkov.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “rrezikimi terr*orist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.