Rama në shqip, anglisht, serbisht kërkon votë për Gjukanoviqin: Faleminderit Milo!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar ditën e sotme teksa në një mesazh të miksuar shqip, serbisht dhe anglisht ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për kandidatin për kryeministër Milo Gjukanoviç në zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Rama thotë se Mali i Zi është yll në shndritje dhe model në Ballkan për t’u ndjekur falë qeverisjes së deri tanishme të Milo Gjukanoviç.

Më tej ai thotë se çdo votë kundër Gjukanoviç është hap pas për Malin e Zi, pasi ai e ka shpëtuar të ardhmen e vendit në të shkuarën dhe s’ka kohë për të bërë eksperimente.

“Nuk më takon mua të gjykoj çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi i takon qytetarëve të tu. Por ajo që unë mund t’i them atyre është pa dyshim, se ajo çfarë Gjukanoviç ka bërë për Malin e zi duhet t’ju bëj krenar dhe të sigurtë për fëmijët e tyre. Nuk e di se si do të ishte Mali i Zi pa Gjukanoviçin. Por ajo që ne dimë është se Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e varfër që e mori Gjukanovic. Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas. Nuk ka askush sot që mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa ai që e ka shpëtuar në të shkuarën.

Nuk ka kohë për eksperiment që sjellin paqartësi dhe regret. Është shumë e nevojshme të mbështesim fort Milo Gjukanovic në 30 gusht dhe të vazhdojmë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi, yllin në ngritje të rajonit, vendin model, dhe një vend më të mirë për qytetarët e tij. Ju uroj fat. Dhe ju lutem fitoni.Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi, në çdo hap.

Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon. Zoti qoftë me ju dhe e bekoftë malin e Zi në çdo hap,”– thotë më pas kryeministri në anglisht.

Por ndërkohë Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për partitë shqiptare në Malin e Zi që do kandidojnë në koalicion. Nga ana tjetër atyre u ka dalë krah lideri i opozitës Lulzim Basha i cili u bëri thirrje gjithë shqiptarëve në Malin e Zi të votojnë koalicionin shqiptar.