Sela: Më 15 korrik kishim një koalicion fitues dhe një parti që vodhi votat

Shpërndaje

I ftuar në TV21 “Click Plus” në intervistën e parë pas zgjedhjeve të 15 korrikut, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për zgjedhjet, si kaluan ato, si ishte procesi dhe çka pas zgjedhjeve.

Ziadin Sela ka thënë se kemi shumë vërejtje për procesin zgjedhor, ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa e kemi thënë shumë zëshëm se zgjedhjet u vodhën dhe u manipulua ,këtë e thanë edhe qytetarët përmes një proteste shumë masive pas shpalljes së rezultatit nga ana e KQZ.

Ne kemi ankimuar deri në gjykatën administrative parregullsitë dhe do ti shkojmë kësaj pune deri në fund.

Kemi ngritur padi për më shumë se 100 vendvotime dhe kjo puna e mbrojtjes së votës së lirë tani më është shndërruar në kauzë për Koalicionin “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”.

Prandaj vlerësojmë se më 15 korrik kishim një koalicion fitues shqiptarë dhe një parti që vodhi votat, ata mundë të kenë legalitetit sepse ja dhanë institucionet por legjitimitetin e shqiptarëve e ka Koalicioni Aleanca dhe Alternativa.