Shkarkohen bordet që i emëroi Qeveria Kurti

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me nenin 17 paragraf 1. të Rregullores së Punës së Qeverisë, ka mbajtur sot mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike, e 19-ta me radhë), në të cilën ka marrë vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020.