Shpërthim në Shqipëri, pamjet si në Liban (Video)

Shpërndaje

Një fabrikë këpucësh ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Skrapar.

Momenti ku shpërthimi ushton në të gjithë zonën. Flaka dhe tymi shihet që kanë mbuluar edhe ndërtesat rreth fasonerisë.

Në momentin që ka ndodhur ky shpërthim, të gjithë punëtorët kanë qenë brenda dhe kanë dalë jashtë duke vrapuar të tmerruar.

Deri më tani, nuk është raportuar për punonjës të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim që ka vënë në flakë të gjithë fasonerinë.

OSHEE njofton se si pasojë e zjarrit është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1. Kanë mbetur pa energji elektrike zonat: Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store – Skrapar/Top Channel