Shpërthimi në Bejrut ka shkatërruar shtëpi deri në tre kilometra (Video)

Shpërndaje

Ditën e djeshme kryeqyteti i Libanit, Bejrut u godit nga një shpërthim i fuqishëm që mendohet se është si pasojë e kimikateve që gjendeshin në portin e qytetit.

Shpërthimi la të vdekur mbi 100 njerëz dhe mbi katër mijë të pla*gosur.

Qeveria Libaneze ka shpallur 3 ditë zije ndërsa thuhet se shpërthimi ka arritur të shkatërrojë shtëpi deri në tre kilometra nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi ndërsa zhurma është dëgjuar në më shumë se 200 kilometra nga Lebani, raporton AlJazeera, transmeton Klan Kosova.

“Porti i Bejrutit përfshin rreth 80% të importit në Leban, është arteria kryesore e ekonomisë, për ushqim, barna, gjithçka. Pra, dëmet janë masive në çdo sektor” thotë Mark Daou nga Universiteti Amerikan i Bejrutit.

Qeveria Libaneze u ka premtuar familjarëve të vik*timave drejtësi për atë që ka ndodhur.

“Çka ka ndodhur sot nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Përgjegjësit do t’a paguajn çmimin për atë se çka ka ndodhur. Ky është një premtim për vik*timat dhe të pla*gosurit”, ka thënë Kryeministri I Libanit, Hassan Diab.