Shqiptari me flamurin kuqezi vë në rresht të bur.gosurit në Greqi, kush është mirditori që bën ligjin në Koridhalos (Video)

Shpërndaje

Pamje të pazakonta janë publikuar nga një bu*rg në Greqi, ku një shqiptar ka vënë në rresht të gjithë të bur*gosurit, duke vendosur ligjin brenda mureve të godinës.

VIDEO që është publikuar gjërësisht në rrjetet sociale mendohet se është xhiruar në bur*gun e Koridhalos dhe ka si protagonist Fabio Dushkun, një i ri me origjinë nga Mirdita, i cili është dënuar me bu*rg përjetë.

Siç mund të shihni në video, Fabio Dushku ka mbledhur të gjithë të bur*gosurit, dhe ndërsa mban një flamur kuqezi në dorë, u kërkon llogari.

Reagimi i Dushkut ka ardhur pasi në bu*rg dikush ka ofenduar shqiptarët dhe i riu nga Mirdita ka marrë në mbrojtje bashkëkombësit e tij.

Bosi shqiptar kërkon që të mos ketë probleme në burg, pasi në rast të kundërt do të përballen me reagimin e tij. Në fund, të bur*gosurit binden dhe japin me duartrokitje miratimin e tyre.

Fjalimi i Dushkut dhe duartrokitjet e të bur*gosur.