Takohen sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (Video)

Shpërndaje

Ka nisur takimi midis liderit të LSDM-së dhe atij të Bashkimit Demikratik për Integrim, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, ndërkohë që pritet të merren vesh për Qeverinë e ardhshme katërvjeçare. Temë e takimit të sotëm, do të jetë kombinatorika e periudhës së udhëheqjes me Qeverinë, konkretisht periudha se kur Naser Ziberi do të drejtojë Qeverinë, në fillim të mandatit apo dy vitet e fundit.

Në ndërkohë, para takimit, Ahmeti është shprehur optimist për TV24 se do të arrihet marrëveshja qeverisëse në pajtim me afatet kushtetuese. Ndryshe, sot Ahmeti u ka dërguar ftesë liderëve të partive shqiptare për takim të përbashkët ditën e enjte.