Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka thënë se shpreson se deputetët do ta mbështesin këtë kërkesë.

“I kam kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mandati I Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, “mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës, dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”.