Xhaçka: Respekt për punën e palodhur të efektivëve të FA

Shpërndaje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur punën e palodhur të efektivëve të Forcave të Armatosura.Xhaçka në një postim në rrjetin social thotë se ata çdo ditë janë në shërbim të komunitetit përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në tokë dhe në ajër. “Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër! 🇦🇱”, shkruan ministra Xhaçka në një postim në Facebook.