Zaev i bën thirrje ‘Të Majtës’: Pse rini në opozitë? Ejani në koalicion me ne

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot nga foltorja e Kuvendit, u ofroi mundësi për bashkëpunim në koalicion qeveritar, dy deputetëve të “së Majtës”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Krmov, informon Zhurnal.

Ai duke potencuar qëndrimet në pjesën e ekonomisë, i tha se partitë e tyre në fakt nuk kanë dallime dhe nuk e di pse qëndrojnë në opozitë e nuk iu bashkangjiten në Qeveri.

“Nuk e di pse qëndroni në opozitë. Sipas meje, me një diskutim të tillë kemi një mundësi të mirë për bashkëpunim, sepse vlerat për të cilat flisni janë të përfaqësuara në konceptim një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev.

Krmov në fjalimin e tij theksoi se “E Majta” janë partia e vetme e majtë në PArlament dhe foli për ekonominë në pjesën e programit qeveritar e cila siç tha, është sëmundja kryesore e qytetarëve.

“Në program ju heqni dorë nga tatimi progresiv, gjegjësisht parashikoni proces inkluziv në bisedime dhe konsensus për sjelljen e tatimit progresiv. Është qesharake të pritet kapitali i përgjithshëm vetinkluziv të mund të tatimohet. Nëse doni të tatimoni kapitalin e madh duhet të meret guxim dhe të shfrytëzoni aparatin shtetëror”, tha Krmov.

Lidhur me shlyerjen e TVSH-së për importim të lëndëve të papërpunuar dhe maqinave, kishte vërejtje se kjo do të thotë transfer të mjeteve nga buxheti i Maqedonisë në xhepat e investuesve të huaj në zona të lira ekonomike.

Zaev në replikën e tij tha se për 300% është rritur ndihma sociale. Theksoi se kanë filluar me tatimin progresiv, por e kanë parë se shteti humbë dhe publikisht kanë pranuar se duhet të përpunohet koncepti edhe më tej me konsensus, ku do të marin pjesë dhe sindikatat dhe punonjësit që të gjendet një zgjidhje e vërtetë./Zhurnal.mk