Zaev: Nuk do ta shpërbëjmë KRRE-në

Shpërndaje

Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev është kundër shpërbërjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës, pas shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendimi ky që shkaktoi protesta në shumë qytete. Shtrenjtimi i energjisë elektrike sipas Zaevit, është e arsyeshme në kohën kur distributorët si MEPSO dhe EVN përballen me humbje shkaku i virusit korona. Sipas tij, çmimi i rrymës elektrike në proporcion me pagën mesatare është në nivelin më të ulët në rajon.

“Definitivisht, i pash të gjitha argumentet dhe sqarimet e Komisionit Rregullator dhe mendoj se Parlamenti nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë vendimi për shfuqizimin e saj. Jemi të hapur për debat, do të bisedojmë shumë për të gjitha këto çështje- deklaroi Zoran Zaev, Mandatar për kryeministër.