Zaev zyrtarisht e ndërmori funksionin kryeministër nga Spasovski

Shpërndaje

Kryeministri i ri Zoran Zaev zyrtarisht e ndërmori funksionin. Herët në mëngjes ai në Qeveri u takua me kryeministrin e deritanishëm i cili e kryesoi Qeverinë teknike, Oliver Spasovski.

Duke e falënderuar Kryeministrin e deritanishëm Oliver Spasovski dhe anëtarët e Qeverisë kalimtare për punën e suksesshme gjatë nëntë muajve të fundit, theksoi se kjo Qeveri me guxim dhe me sukses u ballafaqua me krizën shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi KOVID-19.

Në kushte të tilla të komplikuara, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, me sukses u organizuan dhe u zbatuan zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe u zgjodh Qeveria e re.

Zaev nënvizoi se shteti vazhdoi me proceset reformuese dhe rrjedhimisht nga kjo tani është anëtare krenare e Aleancës së NATO-s dhe e realizon perspektivën e vendosur të BE-së pas marrjes së vendimit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke i uruar punë të suksesshme në funksionin ministër i Punëve të Brendshme, Kryeministri Zaev i uroi Spasovskit bashkëpunim të frytshëm dhe vazhdimësi në tejkalimin e sfidave në atë resor, si dhe pjesëmarrje aktive në punën e Qeverisë në sjelljen e politikave në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me agjendën, saktë në mesditë kryeministri Zaev së bashku me anëtarët e Qeverisë së re do të realizoj takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski ndërsa për pasdite është caktuar edhe takim me përfaqësues të katër odave ekonomike në vend.

Pranim-dorëzim për sot është caktuar edhe në Ministritë e Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Kulturës, ndërsa deklaratë është paraparë edhe nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik, Artan Grubi.