Zaevi të martën takohet me Thaçin

Shpërndaje

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev të martën në Klubin e deputetëve në Shkup, do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, informon “KOHA”.

Lajmin e kanë konfirmuar nga dyja partitë, ndërsa takimi do të filloi në ora 14. Siç bëhet e ditur krerët partiak do të jenë të shoqëruar edhe nga delegacione partiake.

Ndryshe, ky takim është në suaza të përpjekjeve të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të siguruar shumicë të re parlamentare për të formuar Qeverinë e ardhshme. Pas këtij takimi brenda javës pritet që Zaev të takojë edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.