Ziadin Sela: Ftesa e Ahmetit ishte një manipulim për të fshehë dështimin e tijë për mosbërjen e “Kryeministrit Shqiptarë”

Shpërndaje

I ftuar në TV21 “Click Plus” në intervistën e parë pas zgjedhjeve të 15 korrikut, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për zgjedhjet, si kaluan ato, si ishte proçesi dhe çka pas zgjedhjeve?

Sela ka folur për ftesën e Ahmetit për takim të përbashkët mes Kryetarëve të partive politike shqiptare.

Ai ka thënë se kontakti filloi me një kërkesë për takimë.

Ne ju kërkuam tre ditë kohë dhe ata pa u konsultuar dolën me një datë që përkonte me përvjetorin e M.O.

Ne pastaj ju përgjigjëm dhe publikisht e keni përgjigjen publike që i thamë: Të përpilohet rendi i ditës dhe temat që do diskutojmë sepse për çfar do të takohemi?

Ne ua kthyem përgjigjen mbas dite ata në mesnatë na kthejnë përgjigjen me propozim për rendin e ditës me të njejtën datë,kurs ne ju propozuam një afat kohorë që përmes konsultave të merremi vesh për ditën e takimit.

Kjo ka qenë e vërteta, kurse thirrja e Ahmetit ishte një manipulim, një lojë e Ahmetit për të mbuluar dështimin e tijë për mosmbatjen e premtimit për premtimin e vetëm që kishte në fushatë.

Tryeza e partive politike parlamentare shqiptare është një instrument i rëndësishëm dhe ne do ta ruajmë dhe kultivojmë kurse Ahmeti gjatë gjithë kohën është munduar ta minoj dhe nënçmojë këtë instrument shumë të rëndësishëm.