Ziadin Sela: Ja çka ju përgjigja Zoran Zaevit lidhur me formimin e Qeverisë!

Shpërndaje

I ftuar në TV21 “Click Plus” në intervistën e parë pas zgjedhjeve të 15 korrikut, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për zgjedhjet, si kaluan ato, si ishte procesi dhe çka pas zgjedhjeve?

Në pyetjen e gazetarit se a keni komunikuar me Mandatarin Zoran Zaev për formimin e shumicës së re parlamentare?

Ziadin Sela ka thënë se e ka thirrur Mandatari por se përgjigja ka qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë.

Sela: I kam thënë Zoran Zaevit, mund të ulesh dhe të bisedosh me Ali Ahmetin për këtë temë, ne si koalicion i kemi dhënë mbështetje publike zotri Ahmetit për të bërë Kryeministrin Shqiptarë.

Kjo ka qenë përgjigja e Selës ndaj ftesës së Zaevit për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare.

Sela ka thënë se nuk dëshiron asnjëherë të luaj lojëra që dëmtojnë shqiptarët.