Aleanca për Shqiptarët me reagim ndaj Artan Grubit

Shpërndaje

Vazhdon avazi i vjetër i praktimit të pushtetit nga kolacioni LSDM-BDl!

Sot e dëgjuam pres konferencën e Zv.Kryeministrit Artan Grubi, ku ai shpalos disa pika që do të angazhohet qeveria në mandatin e ardhshëm. Është intresant që kur i krahason këto deklarata të tij me ekspozen e kryeministrit në parlament, vështirë se do të gjesh pika të përbashkëta. Përvec gjuhës më të njohur triviale, për partneritetin ndërkombëtar, këto dy figura kyce të partnerëve në qeverine e re, në fjalorin e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët. Vazhdojnë të hedhin hi syve të opinionit dhe të japin deklarata demagogjike, secili për pjesën e opinionit të vet dhe sdo mend që gjënë e përbashkët për të cilën do të angazhohen, janë tenderat, bizneset dhe përfitimet e tyre partiake.

Ai gjithashtu, është kontradiktor me vetveten. Thot se do angazhohet për sistematizimin e administratës, për njohjen e diplomave të tyre, thotë se do te fillojnë të monitorojnë realizimin e barazisë së plotë, do të angazhohen për zbatimin e ligjit të gjuhës shqipe etj.

Këto deklarata dëshmojnë se deri më tash nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Nëse tash planifikon të fillosh ti zbatosh ato, do të thotë se nuk ke filluar në 18 vitet e kaluara dhe askush nuk të beson se e ke seriozisht.

Poashtu, thotë se nuk mund të ekzistojë drejtësi ndryshe për njërin dhe ndryshe për tjetrin, ndryshe për politikanët dhe ndryshe për qytetarët dhe drejtësi e porositur me telefon. Deklaratë paradoksale, sepse vet me këtë pranon se drejtësia ka qenë selektive dhe se deri më tash ka qenë e porositur me telefon.

Askush nuk i beson më Artan Grubit, e as qeverisë. Me këtë rast, ju kujtojmë kohën kur Artan Grubi ishte partner i Gruevskit. Pas rastit të Kalasë në Shkup, ai kishte deklaruar se LSDM-ja i paska ofruar atij të krijojë probleme etnike, por ky paska refuzuar. Këtë deklaratë, LSDM-ja mohoi kategorikisht. Sot e kesaj dite, nuk u mor vesh se kush kishte mashtruar, Artani apo LSDM-ja. Njësoj edhe sot pas kësaj pres konference, nuk dimë se kush ka të drejtë?Artani me atë që deklaroi sot, apo Zaevi me atë që tha në ekspoze.

Pra, me një fjalë vazhdon dezhavu-ja e kësaj qeverisjeje, me deklarate boshe dhe paushalle të llojit të deklaratave për kryeministrin shqiptar, ndërsa ato që i perjetojnë dëmet në lëkurën e vet, janë qytetarët.