Babai i policit që vd.iq gjatë detyrës mes lotësh përqafon flamurin e Policisë së Kosovës

Shpërndaje

Në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shpallur heronj të gjithë policët e rënë në krye të detyrës.

I pranishëm për të marr medaljen e heroit ishte edhe babi i policit të rënë, Malsor Dashit, Shemsedini.

Pas e mori titullin ai mes lotësh përqafoi flamurin e Policisë së Kosovës dhe tha se djali i tij dasmën e kishte të planifikuar ta bënte dy javë nga data kur i vd*iq.

Dy vjet më parë, polici, Malsor Dashi humbi jetë në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit. Ai ishte në detyrë bashkë me kolegun Armend Trena, kur vetura zyrtare e policisë përfundoi në lumin Lepenc, ndërsa trupat e tyre u gjetën pas disa ditësh kërkim.

Si Malsor Dashi në krye të detyrës ranë edhe 20 zyrtarë policorë tjerë.