BDl me këto poste zëvendësministrash, ja emrat e mundshëm?

Shpërndaje

LSDM dhe BDl, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë ndarë postet e zëvendësministrave.

Javën tjetër pritet zyrtarizimi i emrave, pa bisedimeve mes partnerëvectë koalicionit.

Por agjencia e lajmeve INA ka mësuar emrat kandidatëve të mundnga radhët e BDl-së që pritet të mbajnë këto poste:

Zëvendës ministër në MPB – Qamil Kovaçi nga Saraji;

Zëvendës ministër në Mbrojtje – Shiret Elezi nga Gostivari që deri tani ka ishte zv/ministre e financave;

Zëvendës ministër në Transport dhe Lidhje -Rexhail Ismaili nga Kumanova/Likova;

Zëvendës ministër në Shëndetësi – Arjeta Veliu nga Struga;

Zëvendës ministër në Drejtësi – Driton Kuçi nga Shkupi;

Kryeministri Zoran Zaev tha sot se javën tjetër do të nis procesi për postet në eshalonin e dytë dhe të tretë.
Dy postet zëvendës-ministrore për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.(INA)