Biznesmenët me kërkesë deri tek Qeveria, Zaev premton stabilitet dhe parashikueshmëri

Shpërndaje

Mbështetja financiare adekuate për kompanitë në pakon e katërt të masave që të tejkalohet kriza e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, zvogëlim i dukshëm i detyrave parafiskale dhe luftë të përbashkët kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri, kërkoi sot Lidhja e Ekova Ekonomike të Maqedonisë nga Qeveria e re, ndërsa kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi stabilitet dhe parashikueshmëri në periudhën e ardhshme dhe masa të reja për ekonominë dhe për qytetarët.

Paralajmëroi periudhë prej katër viteve në të cilën, nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Shteti është stabil dhe ekziston për t’u ndihmuar qytetarëve dhe ekonomisë dhe të jetë servisi më i mirë i qytetarëve. Parashikimet janë se në gjashtë deri tetë muajt e ardhshëm kriza do të vazhdojë dhe gjithë këtë periudhë duhet ta kalojmë së bashku sepse bashkë jemi më të fuqishëm dhe më të mençur. Në rrethana të tilla fillojmë me diskutim dhe debat për krijimin e pakove të reja për ekonominë dhe qytetarët. Qeveria është stabile, koalicioni është i fuqishëm, i ndërtuar në bazë të vlerave dhe e dërgon porosinë e parashikueshmërisë që është e rëndësishme për çdo kompani sepse parashikueshmëria do të thotë guxim i mjaftueshëm të shtyhen të gjitha proceset. Paralajmërojmë periudhë prej katër viteve ku nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që është e rëndësishme për planet e kompanive”, deklaroi Zaev para takimit me biznesmenët nga Lidhja e Odave Ekonomike.