“Do ma lëpish apo…”, deputeti Halit Valteri: S’do të të lus ty gjithë ditën, do e bësh apo jo? (Video)

Shpërndaje

Deputeti Halit Valteri, i cili është edhe pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare ka bërë disa video, që po bëjnë xhiron në rrjet. Në një video, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale Valteri shfaqet duke ngrënë akullore teksa është në një makinë.

Ai ka edhe një mesazh, të cilin e thotë në dialektin geg. “Ti leri llafet, ti biem shkurt. A do e lëpish apo jo? Nuk jam duke lutur b*** tënde gjithë ditën.”, shprehet Valteri, por nuk dihet se kujt i drejtohet

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por jo vetëm kaq, ai ka publikuar edhe një “perlë” tjetër, një video në aplikacionin “Tik Tok”. Deputeti habit sërish, pasi aty shfaqet me dy salçiçe në duar. Teksa kërcen, njëherë kafshon njërën dhe njëherë kafshon tjetrën.

Nuk dihet pse deputeti ka bërë këto veprime. Ndoshta për të tërhequr vëmendje?Gjithsesi ai është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe veprime të tilla lënë shumë për të dëshiruar.

VIDEO