Erdogan ‘selam’ Greqisë: Ata që sul.muan pavarësinë tonë një shekull më parë, i va.rrosëm ose i hodhëm në det

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka ndërhyrë në një fjalim të ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke u shprehur përmes telefonit të tij se armiqtë e Turqisë do ta pësonin keq, por nuk përmendi për asnjë moment me emër Greqinë.

“Ata që su*lmuan pavarësinë tonë një shekull më parë populli turk i va*rrosi ose në tokë ose i hodhi në det,”, tha Erdogan ndër të tjera në mesazhin e tij. Sipas medias turke Hurriyet presidenti i Turqisë nuk mundi të ishte prezent në ceremoninë e të diplomuarve të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Turke prandaj ndërhyri duke telefonuar ministrin e tij.

“Ata që su*lmuan pavarësinë tonë një shekull më parë populli turk i var*rosi ata ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion ekzekutuan tre kryeministra dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që ata të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim sot.“-tha më tej Erdogan.