Halil Kastrati dhe Bekim Jashari, filluan 3 shtëpi për familjet në nevojë në Skenderaj

Shpërndaje

Postimi i Halil Kastrati:

Perhajr nisja e shtepive te reja😊

Halle e derte, varferi e semundje😢

Sot i nisem 3 shtepi te reja ne komunen e Skenderajit

Para disa jave kemi nenshkruar memorandum bashkepunimi me komunen e Skenderajit per ndertimin e 5 shtepive ne kete komune ku per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije euro ndersa pjesen tjeter donatoret permes shoqates sone
Bashke me ne ishte edhe kryetari i komunes se Skenderajit z. Bekim Jashari

Bamires Zoti kurre mos ju humbte

Postimi i Bekim Jasharit:

Edhe 3 shtëpi për familjet në nevojë, nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Skenderajt

Pas vizitave që i bëmë familjeve skamnore, të harruara me vite të tëra nga dora e shtetit, bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, 3 familjeve sot i dhamë lajmin e shumëpritur për nisjen e ndërtimit të shtëpive të tyre.

Në emër të komunës së Skenderajt dhe të familjeve përfituese, falënderoj hoxhën e nderuar, Halil Kastrati dhe gjithë donatorët për humunitetin e tyre të treguar në vepër.

Të bashkuar për njëri-tjetrin!