Iu gjet armë në makinë, Fjolla Morina rrezikon 20 vite burg!

Shpërndaje

Pasi u arrestua ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, Fjolla Morina rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Në çantën e saj u gjet një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dënimi varion nga 10- 20 vite. Ajo u kap bashkë me dy djem, secili nga 29 vjeç.

Ylli i showbizit e cila njihet për jetën luksoze që bën dhe e reklamon herë pas here në rrjetet e saj sociale, pas arrestimit u dërgua në spital, pasi nuk ndihej mirë.

Ndërkohë e gjitha varet nga mënyra se si do të sillet këngëtarja. U arrestuan gjithashtu edhe dy personat e tjerë që ishin në mjetin “Audi Q7” me këngëtaren Ata janë: F.M., dhe F.S.