Ja anëtarët e larguar nga Aleanca për Shqiptarët

Shpërndaje

Kuvendi Qendror dhe ekzekutiv i Aleancës për Shqiptarët do të ketë freskime, ndërsa nga antarësia sot është përjashtuar ish kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamutit – Shumi dhe ish kryetari i degës së Dollnenit.

Kuvendi Qendror i ASH, largohet nga rendi i ditës dorëheqja e liderit Sela. Me 80 vota kundër dhe 20 për, Kuvendi Qendror i ASH-së, ka larguar nga rendi i ditës dorëheqjen e kyetarit të kësaj partie, Ziaden Sela. Ka qenë vetë Ziadn Sela që ka propozuar këtë pikë, e cila nuk ka kaluar nga shumica e kuvendarëve.

Në rend dite të KQ ka 6 pika, mesin e tyre edhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kuvendit Qendror dhe raporti nga Shtabi Qendror Zgjedhor i partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 15 korrik. Në mbledhje pritet të diskutohet edhe situata aktuale politike në vend. Poashtu, pritet që edhe Kryesia Qendrore të ketë anëtarë të rinj.

Mediat për momentin janë larguar nga mbledhja e cila zhvillohet në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar. Është paralamëruar se pas një ore Kuvendi do ta bëjë pauzën e parë ku lideri i ASH-së do të prononcohet për mediat.