Këshilli Organizativ: “Sot në ora 19.00 marsh i madh protestues në Tetovë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike”

Shpërndaje

NJOFTIM PËR MEDIA

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, njofton median për sot (04.08.2020), në ora 19:00, se do të realizohet një marsh i madh protestues në Tetovë. Marshi do të fillojë nga sheshi ”Iliria” dhe do të përfundojë para EVN-së.

I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i bashkangjiten marshit. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive dhe përgjegjshmëri, pasi i ndihmon procesit deri te realizimi i kërkesave të parashtruara më herët. Përveç Tetovës, do të protestohet në Gostivar, Shkup dhe Kërçovë. Këshilli Organizativ / Tetovë