Ky ishte reagimi i Grenellit, kur pala serbe i tha që të hiqet në dokumenta fjala Republika e Kosovës

Shpërndaje

Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.

Kjo është bërë nga amerikanët për shkak të ikjes së ankesave nga serbët dhe shkuarjes drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.