Liverpooli fiton ndeshjen e ‘çmendur’ kundër Leedsit! Salah het-trik

Shpërndaje

Spektakël golash në stadiumin “Anfiled”, gjithsej 7 gola.

Leeds që është rikthyer në Premier League, ka treguar lojë të madhe në përballje me kampionin Liverpooli. Liverpooli fiton ndeshjen e ‘çmendur’ me rezultat 4:3 kundër Leedsit, në takimin e javës së parë!

Për Liverpoolin shënuan Salah (4′-nga penalltia, 33′ e 88’-nga penalltia), van Dijk (20′) dhe për Leeds Harrison (12′), Bamford (30′) e Klich (66′).

Duhet veçuar golin e parë të skuadrës së Leedsit. Futbollisti Jack Harrison mashtroi mbrojtjen e “Redsave”, i cili nga rreth 16 metra me goditje të fortë shënon gol të bukur në këndin e djathtë të poshtëm të portierit Alisson.

Edhe Mohamed Salah realizon gol të bukur në minutën e 33-të, u cili nga rreth 13 metra shënon në këndin e epërm të majtë të mysafirëve. Liverpooli dhe Leeds në hapje dhuruan spektakël golash.

Kampioni fiton tri pikë të mundimshme në hapje të edicionit, Leeds pafat.