LSDM: Qeveria e re do të punojë me përkushtim në katër vitet e ardhshme

Shpërndaje

Qeveria e kryesuar nga LSDM është e përbërë nga persona përgjegjës, profesionistë dhe llogaridhënës, të përgatitur që me përkushtim të punojnë në realizimin e përcaktimeve programore.

Të gjithë funksionarët e emëruar në Qeveri kanë obligim t’i përmbushin pritjet e të gjithë qytetarëve.

Ministrat në Qeveri do të mbajnë komunikim të rregullt dhe të hapur me të gjithë qytetarët, mediumet dhe palët e prekura në shoqëri përmes avancimit të kanaleve për komunikim, përfshirje dhe pjesëmarrje, njëkohësisht duke e respektuar Kodin për sjellje etike të bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.

Të gjithë funksionarët të bëjnë përpjekje maksimale, Maqedonia e Veriut të jetë vend në të cilin qytetarët dëshirojnë të jetojnë dhe të kontribuojnë për avancimin e saj të vazhdueshëm. Ky është edhe thelbi i lerave të mandatit dorëzuar ministrave, ndërkaq në të cilat janë konfirmuar qartë plani, misioni dhe detyrat për punë.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin.