LSDM: Qeveria u ndihmon qytetarëve dhe ekonomive me 550 milion euro, vijon pakoja e katërt e masave

Shpërndaje

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirusin, ka reaguar menjëherë me tri sete, masa në kohë dhe antikrizë gjithpërfshirëse, të cilat ekonomisë dhe qytetarëve u sigurojnë mbështetje gjatë ballafaqimit me krizën.

Gjatë krijimit të tre pakove me masa, për realizimin e të cilave janë rezervuar rreth 550 milion euro ose 5,5% e BPV-së, qeveria është udhëhequr sipas parimit të drejtësisë dhe solidaritet social, ndërsa ashtu do të vazhdojë edhe seti i katërt i masave për mbështetje ende më të madhe të qytetarëve dhe kompanive.

Si pjesë e pakos së tretë të masave 87 kompani, të cilat planifikojnë të realizojnë projekte në vlerë të tërësishme prej rreth 3 milion euro, janë zgjedhur në selektimin final nga thirrja për bashkëfinancim të granteve për përshtatje të shpejtë nga KOVID-19.

Me këtë masë sigurohet mbështetje financiare për zhvillimin teknologjik të ndërmarrjeve dhe institucioneve shëndetësore private për tejklimin e pasojave nga KOVID-19, me qëllim që ndërmarrjet të vendosin metoda të reja dhe teknologji në punën e tyre, si dhe masa për mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe klientëve, që të mund të mbajnë nivel të kënaqshëm të produktivitetit, gjenerimit të të ardhurave përmes kanaleve të reja të shitjes, vendosje të prodhimeve ose shërbimeve të shitjes.

Në suaza të masave për ndihmë të ekonomisë, me linjë kredituese pa interes Kovid-1, përmes Bankës zhvillimore, në ekonomi janë futur mjete të reja financiare prej 5 milion euro në 737 kompani, të cilat punësojnë 6.509 persona, nga sektoret më të goditura: turizëm, hoteleri dhe transport të udhëtarëve.

Banka zhvillimore ka plasuar edhe linjë kredituese KOVID-2 në vlerë prej 8 milion euro, e cila ishte destinuar për të gjitha veprimtaritë. Përmes kësaj linje kredituese, gjithsej janë miratuar 639 aplikacione kredituese të kompanive vendore të cilat punësojnë 11.325 persona.

Kompanitë e këtyre sektoreve, por edhe gjithë të tjerave të cilat kanë shënuar humbje e shfrytëzuan mbështetjen për pagesë të pagës minimale prej 14.500 denarë për punëtor, me ç’rast mesatarisht në tre muajt më kritik, prill, maj, qershor ishin mbështetur rreth 20.000 kompani me rreth 12.000 të punësuar.

Si pjesë e setit të tretë të masave ishin edhe kartelat pagesore për personat e papunësuar, persona me të ardhura të ulëta, nxënësit dhe studentët, si dhe vauçerët për turizëm, të cilat direkt kanë ndikuar në rritjen e konsumit privat dhe ndihmë për rimëkëmbje të sektoreve më të goditura – hoteleria dhe turizmi.

Gjithsej ishin shfrytëzuar 309.000 kartela në vlerë prej 26.8 milion euro. Plotësisht, 117.000 qytetarë morën vauçerë për turizëm në vlerë prej rreth 12 milion euro me qëllim që të mbështetet turizmi vendor.

Masat e pakos së tretë ende zbatohen dhe qëllimi i tyre është të ruhen vendet e punës së qytetarëve, të sigurojnë zhvillim plotësues, t’u ndihmojnë kompanive të kthehen në shtigjet e rritjes dhe harxhimit të kapaciteteve të tyre.

Qytetarët dhe ekonomia janë dhe mbesin në fokus të mbështetjes së Qeverisë të udhëhequr nga LSDM.