Ministri Hoxha priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, z.Fatos Reka

Shpërndaje

I shoqëruar nga shefi i kabinetit z. Dritan Ramadani si dhe znj. Lidija Cadikovska, ishte kënaqësi që takimin e parë protokolar me Ambasador e realizova sot me z. Fatos Reka, Ambasadorin e Shqipërisë.

Pranova urime të sinqerta për detyrën si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, biseduam për bashkëpunimet mes dy vendeve, raportet mes dy ministrive përkatëse si dhe për projektet e përbashkëta në dobi të qytetarëve të dy shteteve të regjionit dhe më gjerë, e cila gjë do të ketë impakt direkt në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.