Ministri i Shëndetësisë: Nxënësve me temperaturë të lartë nuk do t’u lejohet të futen në shkolla

Shpërndaje

Nxënësit e klasave të para, dyta dhe të treta do të mund të jenë prezent nëpër shkolla, vetëm nëse nuk kanë temperaturë të lartë trupore.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se të gjithë nxënësve dhe të punësuarve, para hyrjes në shkolla do t’u matet temperatura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata që kanë temperaturë të lartë trupore nuk do t’u lejohet të futen në shkolla. Do të ketë orar të ndryshëm për hyrje për çdo klasë, që nxënësit e moshave të ndryshme të mos takohen”, tha Filipçe.

Ai shtoi se të punësuarit në shkolla do të duhet të mbanë maska dhe distancë fizike.

“Ndalohet përshëndetja me kontakt fizik. Më së shumti 20 nxënës do të lejohen, edhe atë me distancë prej së gjysmë metri në mes tyre. Nëse ka kushte për mësim në hapësira të hapura, mund të mos mbahen maskat”, tha Filipçe.

Ai gjithashtu tha se prindërve do t’u ndalohet hyrja në shkolla, përveç të fëmijëve me nevoja të veçanta.