Ministria e Arsimit: Maskat nuk do të sigurohen nga vetë nxënësit

Shpërndaje

Viti shkollor këtë herë pritet të fillojë në kushte mjaft të vështira, duke filluar nga mbajtja e maskës gjatë orarit mësimor.

Çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaron se maskat nuk do të sigurohen nga vetë nxënësit, por përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese.