Në lumin Llap hidhen edhe shtretër, qentë i shfrytëzojnë për fjetje

Shpërndaje

Mijëra euro ndahen vit për vit për rregullimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve në Podujevë, por gjendja e tyre po vazhdon të jetë shqetësuese.

Fatin e tillë po e ka edhe lumi Llap. Në shumë pjesë të tij, mbeturinat tashmë kanë zënë vend sipër ujit.Shishe plastike dhe xhami, frigoriferë, qese dhe mbeturina tjera kanë “pushtuar” këtë lumë vende-vende. Së fundi, në të është parë edhe një krevat. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në krevat qentë kanë nisur të koten në një vend goxha të rehatshëm.

Shpeshherë ky lumë vazhdon të jetë i vërshuar nga mbeturinat e shumta, e që ndotësi më i madh është vetë njeriu.