Nëna shpëton fëmijët nga zjarri, vet pëson lëndime të rënda (Video)

Shpërndaje

Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Aschaffenburg të Gjermanisë. Për t’i shpëtuar flakëve, një nënë dhe dy fëmijët e saj u larguan përmes dritares, në katin e dytë. 31-vjeçarja u lëndua rëndë në operacionin dramatik të shpëtimit, ndërsa dy fëmijët 5 dhe 13-vjeçarë lehtë, komunikoi të dielën policia gjermane, transmeton Shtegu.com. Për shkak të tymit të madh, nëna me fëmijët nuk ka mundur të largohet përmes shkallëve të ndërtesës.

Për fat të mirë, disa fqinjët erdhën për ta ndihmuar dhe pa hezituar fare, shtruan dyshekë në mënyrë që fëmijët dhe gruaja të dilnin jashtë nga dritarja. Një 55-vjeçar theu krahun kur e kapi një fëmijë dhe një 47-vjeçar e lëndoi pjesën e sipërme të trupit kur kapi tjetrin fëmijë.

Policia tha se nëna i lëshoi fëmijët e saj nga dritarja, i uli dhe më pas i la të lirë në mënyrë që ndihmësit vullnetarë të mund t’i kapnin. Pastaj ajo u hodh vetë nga dritarja. Ajo u dërgua në spital së bashku me dy fëmijët e saj dhe dy personat e lënduar. Dy ndihmës të tjerë pësuan probleme në frymëmarrje. Ende mbetet e paqartë përse është shkaktuar zjarri. Brigada e zjarrfikësve u mobilizua me një numër të madh dhe e vuri zjarrin nën kontroll.