Ngjarje tragjike në Gostivar, burri mb.yt me sëpatë gruan e tij

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjishnicë të Gostivarit, ku burri me sëpatë ka goditur për vde*kje gruan e tij. Rastin në polici e ka denoncuar djali i vik*timës.

“Në orën 06:43 V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mby*tur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960, pas çka është dhënë në arrati.

Organet kompetente menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin, Policia është vënë në kërkim të autorit.