Pas 7 muajve fëmijët kthehen në kopshte

Shpërndaje

Pas 7 muajsh pushim, fëmijët kthehen në kopshte. Kthimi i tyre në objektet edukativo-arsimore bëhet nën protokolle të rrepta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të krijuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Në paraqitjen e saj para mediave, me rastin e nisjes së punës së kopshteve, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jogada Shahpaska, bëri apel që mësimdhënësit dhe edukatorët të qëndrojnë gjithë ditën me grupin e tyre, të mos ketë grupime për kafe me qëllim parandalimin e shpërndarjes së virusit. Ndërkaq, ajo porositi që edhe dyshimin më të vogël për infektim të virusit, ta paraqesin në bazë të protokoleve.

Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Ju apeloj të gjithë atyre që janë të kyçur në procesin e kujdesit të fëmijëve, në dyshimin edhe më të vogël për paraqitje të simtomeve, që do të asoconte në infeksion nga Covidi, duke filluar nga prindërit në shtëpitë e tyre, më tej përmes të punësuarve në kopshte, kujdestarëve, çdo simtom edhe më të vogël, ta paraqesin dhe të veprojnë në pajtim me protokollet e organeve shëndetësore”.

Sipas protokollit, është e paraparë që grupet nga 2 deri në 6 vjet të kenë më së shumti 15 fëmijë, kurse për ato deri në 2 vite më së shumti 6 fëmijë. Fëmijëve dhe të punësuarëve para çdo hyrje në kopsht, ju matet temperatura, ndërsa të punësuarit dueht të mbajnë maska. Brenda në kopsht, qëndrimi i fëmijëve organizohet në mënyrë që të ju iket kontaktit mes tyre të grupeve të ndryshme të fëmijëve në varësi nga mundësitë dhe në çdo dy orë bëhet dezinfektimi i çelësave, dorezave të dyerve, lavamanëve, tavolinave dhe karrigeve. Nuk lejohet përdorimi i lodrave të cilat nuk lahen.

Kopshtet kanë qenë të mbyllura që nga 10 marsi, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë më herët kanë thënë se në mënyrë shtesë do të rishikojnë masën e Qeverisë e cila ka të bëjë me atë që prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet të qëndrojnë në shtëpi./SHENJA/