Policia arrestoi të dyshuarin për vr.asjen e bashkëshortes në Gostivar

Shpërndaje

Pas më shumë se 30 orëve hetim, nëpunësit policor të SPB-së Gostivar e siguruan dhe arrestuan B.I.(67) të dyshuar për vr*asje. Sipas burimeve policore, ai është arrestuar në afërsi të rrugës lokale midis fshatrave Strajane dhe Tërnovë të Gostivarit pasdite rreth orës 16:00. Me hetimin i është dhënë fund pasigurisë rreth rrjedhës përfundimtare të ngjarjes dramatike e cila filloi dje në orët e hershme të mëngjesit.

Pasdite, pas privimit nga liria B.I. do të mbahet në stacionin policor Gostivar. Pas dëgjimit, me siguri nesër do të dorëzohet te gjykatësi i procedurës paraprake me parashtresë përkatëse, ndërsa kjo ishte një padi penale për vr*asje.

Banori i Gostivarit, menjëherë pas zbulimit të trupit të bashkëshortes së tij është zhdukur dhe sipas denoncimit ka qenë i dyshuari i vetëm për vr*asjen dhe është ngritur hetim. Ngjarja e shqetësoi opinionin e Gostivarit, më së shumti për shkak të ashpërsisë dhe mënyrës në të cilën është kryer vr*asja. Sipas PTHP-së gjashtëdhjetë vjeçarja XH.I. është gjetur e vde*kur në dhomë të shtëpisë familjare me shumë pl*agë të shkaktuara me sëp*atë dhe thi*kë. Sipas informatave të para, deri te tragj*edia ka ardhur pas një zënke për shkak të marrëdhënieve të tyre të prishura.