Publikohet trajleri i filmit ku Destani luan krah Freeman e De Niros

Shpërndaje

Është publikuar trajleri i filmit “The Comeback Trial”.

Aktori shqiptar Blerim Destani vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Së fundi, aktori ka arritur të bëhet pjesë e një projekti filmik, në të cilin luajnë emrat më të njohur të kinematografisë hollywoodiane.

Bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trial”, pjesë e të cilit janë edhe Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Përmes një postimi në Instagram, Destani u shpreh i nderuar që kishte rastin të aktronte bashkë me këta emra të njohur.

Më poshtë mund ta shihni trajlerin e filmit “The Comeback Trial”.