Qeveria e Maqedonisë e dorëzon në Kuvend listën e zv.ministrave

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në emër të kryeministrit Zoran Zaev, në Kuvend e ka dorëzuar listën me propozimet për zv.ministra.

Së bashku me listën, është dorëzuar edhe biografia e zv.ministrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lista e zv.ministrave të propozuar nga Qeveria është si më poshtë:

– Bashkim Hasani, zv.ministër në Ministrinë e Mbrojtjes;

– Nazim Bushi, zv.ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme;

– Agim Nuhiu, zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë;

– Ilhan Rahman, zv.ministër në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare;

– Fatmire Isaki, zv.ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme;

– Dimitar Kovaçevski, zv.ministër në Ministrinë e Financave;

– Zoran Manevski, zv.ministër në Ministrinë e Ekonomisë;

– Trajan Dimkovski, zv.ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;

– Ilir Hasani, zv.ministër në Ministrinë e Shëndetësisë;

– Arafat Shabani, zv.ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;

– Enver Hussein, zv.ministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale;

– Zoran Dimitrovski, zv.ministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale;

– Sedat Sulejmani, zv.ministër në Ministrinë e Kulturës;

– Aleksandar Bajdevski, zv.ministër në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës;

– Bekim Rexhepi, zv.ministër në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve;

– Hristina Odzaklieska, zv.ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.