Qeveritë e Kosovës, SHBA-së dhe e Serbisë nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës, SHBA-së dhe e Serbisë janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, i cili ka publikuar në Twitter edhe një dokument.

Nominimi i këtyre tri qeverive ka ardhur pas marrëveshjes së Washingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, transmeton KOHA.

“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe për punën e përbashkët për zhvillimin e paqes dhe ekonomisë, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme ndërtimi për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.