Qytetarët e Maqedonisë harxhuan mbi 69 milionë euro në internet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020

Shpërndaje

Sipas Asociacionit për e-tregti në Maqedoni, në gjysmën e parë të këtij vitit, qytetarët me kartela kanë shpenzuar 69.4 milionë euro te kompanitë e Maqedonisë që shesin online në vend. Krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ka një rritje prej 113.5 për qind.

Sipas këtij asociacioni, ky trend duhet të shërbejë si motivim për bizneset që ta përdorin këtë modul dhe të shkojnë drejt pagesës online. E-tregtia sipas asociacionit, ndihmon në uljen e ekonomisë në të zezë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se ka rritje prej 36 për qind të transkaksioneve dhe kjo në mënyrë drastike rrit edhe e-shtioret në Maqedoni.

Ndryshe, për shkak të pandemisë së coronavirusit ka edhe rekomadnime nga institucionet shtetërore që të paguhet me kartelë në mënyrë që të mos ketë kontakt me para.