Reagon Aleanca për Shqiptarët, kryetarët e komunave tona bastisen në mënyrë br.utale nga Qeveria

Shpërndaje

Partia Aleanca për Shqiptarët, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm Arben Taravari, pohon se Kryetarët e komunave të drejtuara nga ASH-ja çdo ditë përballen me sulme br*utale nga ana e Qeverisë, gjë që Taravari e quajti agresivitet antiligjor dhe jomoral.

“Gati se nuk ka ditë që institucionet qeveritare të mos e bastisin në mënyrë br*utale qeverisjen lokale në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë. Inspeksione të arsimit, Polici Financiare, krimi i organizuar; njeriu fiton përshtypjen se i gjithë kriminaliteti në Maqedoni është i përqendruar në Pollogun e Aleancës për Shqiptarët”, u shpreh Taravari, raporton TV21.

Ai tha se kanë pritur nga ekzekutivi që të gjejë valixhen e Boki 13, me 1 milion e gjysmë euro, të zgjidhet rasti i Maxhar Telekomit, rasti i Den Donçevit ose rastet e kaubojsave të dasmave, por sipas Taravarit edhe kjo Qeveri e re po vazhdon me të njëjtin refren antiligjor dhe të mërzitshëm.

“Dua të bëj me dije se do t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi me faktorin ndërkombëtar dhe do t’i informojmë për këto padrejtësi, presione, hakmarrje politike, abuzime pushteti apo padrejtësia që vjen nga ana e Qeverisë, e cila duhet të reflektojë sepse kjo sjellje ia shkurton jetën dhe ia nxin faqen”, përfundoi Taravari.

Sekretari Gjeneral i ASH-së dërgoi edhe porosi tek partnerët e koalicionit qeverisës, LSDM dhe BDI, duke thënë se nuk ua kanë aspak frikën, sepse siç u shpreh, puna e ASH-së nuk është politikë por mision për dekriminalizim të pushtetit dhe shtetit.