Rend o rend, rend o Maratonomak!

Shpërndaje

Shkruan: Silvana BEGAJ

Rend o rend, rend e u thuaj se Kosovën e cliruam, pavarësinë e fituam!

Rend o rend, rend e u thuaj se Ujmanin po dhurojmë që Serbinë të nderojmë,

Rend o rend, rend e u thuaj, me Vucicin u pajtuam, për Shqipërinë s’kemi nevojë

Rend o rend, rend o Maratonomak!

Rend o rend, rend e u thuaj që trojet vetë t’i ruajmë se po vjen hordhi e huaj,

Rend o rend, rend e u thuaj që Turqia me Greqinë nuk luajnë, por Shqipërinë e copëtuan,

Thuaj që Ballkani vlon, por vetëm Shqipëria po lëshon!

Por ti Rend e mos ndalo!

Rend, e nëse nuk arrin në kohë t´ua thuash, ta dish ti o Maratonomak: Se Greqi e Serbi përvec fesë kanë dhe një të përbashkët tjetër: Janë të pangopur e ziliqarë të tokës dhe ujërave të nënës Shqipëri.

Rend o rend, rend o Maratonomak!

Rend o rend, e mos u lodh se duhet lajmin brenda natës të përcosh,

Rend o rend e mos u ndal e u thuaj se Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e Camëri janë Shqipëri!

Kur të rendësh mos harro dhe trego : Zoti i shqiptarit është vetë Shqipëria dhe feja e shqiptarit është Shqiptaria!

Por ti, Rend e rend , rend o Maratonomak dhe përhap lajmin: Një ditë, Një ditë Shqipëria do bëhet Një!

Rend me vrap e i pa lodhur, e ti thuash botës mbarë se ka ardhur koha për Bashkim Kombëtar!