Shkëndija fiton dhe ngjitet në vendin e parë

Shpërndaje

Shkëndija e Tetovës merr kryesimin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me 11 pikë, një më shumë se Sileksi dhe këtë e bën edhe me ndihmën e skuadrës tjetër të shqiptarëve në vendin fqinj, Struga Trim&Lum. Kuqezinjtë tetovarë treguan forcën në ndeshjen jashtë fushës kundër Belasicës, që e mposhtën me rezultat të thellë 0 3, falë paraqitjes së shkëlqyer në pjesë ne dytë.

Totre realizoi golin e parë për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka në minutën e 54-t, për të ardhur më pas te dy golat e Besart Ibrahimit, sulmuesit 33-vjeçar, që realizoi në minutat 83’ dhe 86’, për rezultatin final 0 3. Kjo ishte fitorja e tretë në pesë javë për Shkëndijën, që bashkë me Shkupin (luan me Vardarin) janë të vetmet ekipe që nuk kanë pësuar humbje në këtë fillim kampionati.

Sukses mjaft i rëndësishëm për Strugën Trim&Lum, që iu imponua 2-0 Sileksit me gola të Nijaz Lenës, një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, dhe Milenovskit. Të dy golat e ekipit vendës u shënuan në fundin e takimit 77’ dhe 89’.

Lajmi: http://www.kfshkendija.com/match/fnmfl-20-21-bellasica-shkendija/